Ylli i Kombëtares: Vendi i tretë dështim për ne
“Me Izraelin është ndeshja jonë më vendimtare sepse luajmë me një kundërshtar direkt, për të pasur një mundësi të mirë për të arritur vendin e dytë. Vendi i tretë është një dështim për ne. Në kualifikuese ose shkon ose nuk shkon. Vendi i tretë nuk është një arritje. Ne do të synojmë vendin e dytë.”
Për sa i takon sfidës me Izraelin, Berisha vlerësoi forcën sulmuese të kundërshtarëve, megjithatë ka besim te Kombëtarja, se do të mbrohet mirë dhe do të krijojë për të gjetur golin e fitores.
“Izraeli ka një ekip shumë të fortë në fazën sulmuese. I kemi parë të gjitha ndeshjet e tyre. Ne do të mbështetemi te mbrojtja jonë solide, e cila do të ndihmojë edhe sulmin për të marrë 3 piket”.



