Ylli kosovar: Para se të stërviteshim me Përfaqësuesen duhej që t’i largonim lopët nga fusha (Foto)

Ylli kosovar: Para se të stërviteshim me Përfaqësuesen duhej që t’i largonim lopët nga fusha (Foto)

Besar Halimi në intervistën e fundit të dhënë për ‘Goal’ ka zbuluar disa gjëra interesante rreth përgatitjeve që i bënte Kosova për ndeshjet kualifikues të Kupës së Botës

Besar Halimi po shkëlqen me Brondbyn këtë edicion, madje është golashënuesi më i mirë i skuadrës, shkruan Periskopi.

Ai në intervistën e fundit të dhënë për ‘Goal’ zbuloi se para se të fillonin stërvitjet duhej që ta kryenin punën e çobanit duke i larguar lopët nga fusha.

“Sapo bëheshim gati për të dalur në fushë për të stërvitur së pari duhej t’i çonim lopët jashtë fushës,” ka thënë duke qeshur Halimi.

“Ndonjëherë rrjetat e portës ishin të shqyera dhe ne nuk guxonim që të godisnim fortë pasi topi na ikte 30 metra larg.

“Për lojtarët që vijnë nga Gjermania ose nga Zvicra këto gjëra janë të pazakonta dhe të çmendura,”. /Periskopi/


Shpërndaje në: