Ylli i Manchester Unitedit refuzon kontratën e re për një transferim ‘shokues’ te Roma
Marouane Fellaini po kërkohet nga klubi italian Roma
Klubi nga kryeqyteti i Italisë ka filluar negociatat me mesfushorin belg, Maroune Fellaini, i cili nuk po ka hapësira në formacionin e Jose Mourinhos, transmeton Periskopi.
30-vjeçarit do t’i skadojë kontrata në verë, ndërsa tani ka refuzuar dy propozime për kontratë të re nga gjiganti anglez. Për belgun janë të interesuar edhe klubet turke, Besiktas dhe Galatasaray.
Drejtori sportiv i Romës, Monchi është admirues i madh i mesfushorit të Unitedit dhe me gjasë do ta sjellë në ‘Stadio Olimpico’ gjatë afatit kalimtar të verës.
Fellaini, iu bashkua ‘Djajëve të Kuq’ në vitin 2013 për 27.5 milionë funte nga Everton. /Periskopi.




