Ylli i njohur nënshkruan me Arsenalin
Mbrojtësi i djathtë ka nënshkruar kontratën e re me klubin nga Emirates Stadium, njoftojnë mediat në ishull.
21-vjeçari do të përfitojë rreth 100 mijë funte në javë me kontratën e re.
Për Bellerin u interesua edhe ish-klubi i tij, Barcelona, mirëpo vetë lojtari ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në Camp Nou.
Kontrata e re me ‘topçinjtë’ thuhet se do të vlejë për gjashtë vjet e gjysmë. /Periskopi.com



