Ylli i njohur pranë nënshkrimit me Liverpoolin
Mesfushori i kësaj skuadre, Philippe Coutinho është pranë arritjes së marrëveshjes për rinovimin e kontratës, shkruajnë mediat europiane.
Braziliani ka qenë shumë i përfolur kohëve të fundit për një kalim te Barcelona, mirëpo një gjë e tillë vështirë se do të ndodhë.
Prandaj, edhe vetë drejtuesit e klubit nga Anfield Road janë të bindur se ai do të vazhdojë qëndrimin te kjo skuadër. /Periskopi.com



