Ylli i Premier Ligës heq dorë nga Barcelona (Foto)
Anësori i Leicester Cityt, Riyad Mahrez ëshë lodhur nga pritja për një ofertë serioze nga Barcelona dhe tani po dëshiron kalimin tek skuadra e Arsenalit, në një ofertë prej 40 milionë eurove.
Mahrez ishte futbollisti më i mirë në Premier Ligë para dy sezoneve, transmeton Periskopi.

Sipas Sport, Mahrez ka qenë opsion i dytë për Barcelonën këtë verë, por algjeriani dëshiron ta dijë të ardhmen e tij dhe është i vendosur për një marrëveshje me Arsenalin. /Periskopi



