Ylli – Prishtina, merret vendimi për skandalin e mbrëmshëm
Mbrëmë, në ndeshjen mes KB Yllit dhe KB Prishtinës ndodhi absolutisht një skandal i madh, kur gjyqtarët Daut Mehmeti, Xhelal Mumini dhe Elion Obërtinca bënë një gabim të tmerrshëm.
Megjithatë, pas akordit tre palësh është marrë vendimi që ndeshja të vazhdojë sot me fillim nga ora 19:00, pa tifozë, shkruan Periskopi.
Kësisoji faqja e klubit nga Suhareka ka bërë të ditur se do të montohet një projektor jashtë palestrës për ta përcjellur ndeshjen e mbetur në gjysmë, dhe që mbështetja të mos mungojë për basketbollistët sado e vogël të jetë. /Periskopi/



