Ylli i United: Dua të transferohem tek Reali (FOTO)
David de Gea dëshiron të transferohet në Real Madrid.
Portieri spanjoll ka kërkuar nga Manchester United që ta shesin në Santiago Bernabeu.
E përditshmja sportive madrilene “AS” raporton se De Gea është i vendosur që të luajë për “Los Blancos”.
Ai ishte afër transferimit në Real Madrid në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës së vitit të kaluar por në fund mbeti në Manchester United.




