Ylli i Zvicrës ishte në gjumë, Behrami ia preu flokët (Video)
Përfaqësuesja e Zvicrës ka filluar grumbullimin për dy ndeshjet e radhës.
Atmosfera në këtë Kombëtare duket në maksimum dhe për këtë po përkujdeset një futbollist nga Kosova.
Mesfushori Valon Behrami i ka bërë të qeshin shokët e skuadrës.
Ishte sulmuesi zviceran Breel Embolo që po flinte në autobus, ndërsa Behrami ia preu flokët dhe këtë veprim e publikuan.
Videoja është shpërndarë nëpër rrjetet sociale dhe ajo është komentuar shumë nga tifozët, përcjell Telegrafi.
Embolo në momentin që u zgjua nga gjumi të gjithë qeshnin me të.
https://twitter.com/ValonBera/status/867778894241431553



