Yllin e Kosovës e duan klubet nga Serie A

Yllin e Kosovës e duan klubet nga Serie A

Mirëpo, menaxheri i tij, me licencë të FIFA-s, Shkumbin Qorrmehmeti, ka konfirmuar për mediat ruse, jo vetëm interesimin e Zenitit, por edhe të dy skuadrave nga Serie A.

“Berisha në Zenit? Mund të them se lojtari ka zgjuar interesimin e shumë klubeve në kampionatin rus. Plus dy skuadra nga Serie A, më kanë kontaktuar për të ardhmen e lojtarit”, tha Qorrmehmeti për “Sports day after day”, raporton Gazeta Olle.

Berisha është pjesë e Anzhi Makhachkallas, me të cilën bëri një super-vjeshtë, gjë që iu shpërblye me përfshirjen në formacionin më të mirë. “Nuk mund të them diçka konkrete më shumë. Çdo klub që e dëshiron Bernardin, duhet së pari të pyetet Anzhi”, përfundoi menaxheri i njohur shqiptar.

Berisha është edhe lojtar i Përfaqësueses tonë.

Shpërndaje në: