Ymeri: Parat e zhvatura klani Pronto do të detyrohet t’i kthejë shumëfish

Ymeri: Parat e zhvatura klani Pronto do të detyrohet t’i kthejë shumëfish

Ai ka thënë se marrëveshja për kodin telefonik, është marrëveshje në të mirë të Serbisë, ndërsa Kosova ka marrë vetëm një kod gjeografik, e jo ndërkombëtar.

Ymeri po ashtu ka përmendur dëmshpërblimin prej 30 milionë eurove që Telekomi i Kosovës do të duhet t’ia paguajë Kompanisë Z-Mobile, sipas Arbitrazhit.

Për dy marrëveshjet, Ymeri ka thënë se e kanë zanafillën më herët dhe janë punë të Klanit Pronto.

Ymeri ka deklaruar se Klani Pronto, do të detyrohet t’i kthejë shumëfish të gjitha parat e zhvatura, ndërsa tha se nuk do të ketë amnisti. /Periskopi/

 

 

 

 

Shpërndaje në: