“Çdo gjë është e mundur”, Zabaleta paralajmëron humbje të thellë të Real Madridit ndaj Man Cityt
Real Madridi do të përballet me Manchester Cityn në një ndeshje gjigante të Ligës së Kampionëve në “Santiago Bernabeu”.
Para sfidës, legjenda e Cityt, Pablo Zabaleta, beson se situata mund të shkojë shumë keq për Realin nëse ata bëjnë qoftë edhe një gabim të vogël, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
“Nuk mund të injorojmë realitetin. Bazuar në formën aktuale, City është favorit, por nuk mund ta nënvlerësojmë Real Madridin”.
“Rezultatet e tyre tregojnë se nuk janë në formë të mirë, por duhet t’i respektojmë shumë, sidomos kur himni i Ligës së Kampionëve dëgjohet në stadiumin e tyre. E kanë fituar këtë të drejtë”.
“Çdo gjë është e mundur. Real Madridi ka shumë probleme në mbrojtje, ndërsa City ka lojtarë jashtëzakonisht vendimtarë në sulm, të cilët krijojnë rrezik në çdo moment”.
“Nëse Reali humbet fokusin qoftë edhe pak, unë nuk do ta përjashtoja një rezultat të keq për ta. Duke parë se çfarë ka City përpara, është e frikshme”.
“Xabi do të duhet të përgatisë një strategji të shkëlqyer në mbrojtje, të mbyllë hapësirat dhe linjat e pasimeve, sepse nuk do të jetë e lehtë të ndalosh ritmin e tyre sulmues,” ka deklaruar Zabaleta./Periskopi



