Zaev dhe Daçiq sot do të zhvillojnë një bisedë telefonike për të ‘zbardhur’ një rast…

Zaev dhe Daçiq sot do të zhvillojnë një bisedë telefonike për të ‘zbardhur’ një rast…

Serbia pretendon se shërbimet e inteligjencës së Maqedonisë kanë përgjuar diplomatët e saj por edhe ish-kryeministrin Aleksandër Vuçiq e shefin e diplomacisë Ivica Daçiq.

Sipas tyre në misionin e përgjimit janë përfshirë edhe fuqitë e jashtme. Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka thënë se personalisht se nuk i trembet përgjimeve, mgjithatë ka shtuar se përgjimi i telefonave nuk është normal, për arsye se Serbia ka mbajtur një qëndrim mbrojtës ndaj Maqedonisë, transmeton oraneës.

Akuzat janë mohuar nga homologu i Daçiq, Nikolla Dimitrov. Nga ana tjetër, shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq kërcënoi edhe një herë me mosnjohjen e emrit kushtetues të Maqedonisë, nëse vendi do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në UNESO.

Për të diskutuar për zhvillimet e fundit mes dy vendeve presidenti serb Vuçiq sot pritet të realizojë bisedë telefonike me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev ndërsa një bisedë telefonike do të realizojnë edhe dy ministrat e jashtëm Daçiq dhe Dimitrov.

Raportet mes dy vendeve u tensionuan dy vite më parë kur Maqedonia kishte mbështetur anëtarësimin e Kosovës në UNESKO, për të vazhduar më pas me përfshirjen e një agjenti serb në protestat e dhunshme në Kuvend më 27 prill.

 

Shpërndaje në: