Zafir Berisha kritikon qeverinë: Justifikimi “jemi mësuar pa rrymë” është dorëzim dhe kthim prapa
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Zafir Berisha, ka reaguar ashpër ndaj, siç i quan ai, arsyetimeve të qeverisë lidhur me problemet me energjinë elektrike, duke i cilësuar ato si shenja të një qeverisjeje të dështuar.
Përmes një postimi, Berisha ka thënë se justifikimet se qytetarët “janë mësuar pa rrymë” apo se “edhe më herët nuk ka pasur energji si sot”, nuk përbëjnë arsyetim, por dorëzim përballë problemeve reale që po përjeton vendi.
Sipas tij, kjo logjikë përfaqëson një mentalitet që, në vend se ta çojë Kosovën përpara, e kthen atë prapa.
Ai ka shtuar se krahasimi me periudha të mëhershme është i rrezikshëm dhe i papranueshëm, duke aluduar se një qasje e tillë relativizon edhe periudha të errëta të historisë së vendit. “Ky mentalitet nuk e çon Kosovën përpara. Ky mentalitet e kthen Kosovën prapa,” ka theksuar Berisha.
Postimi i plotë:



