Zafir Berisha: Seanca për Deharin, rekomandime koti

Zafir Berisha: Seanca për Deharin, rekomandime koti

Në këtë seancë janë miratuar disa rekomandime të cilat për deputetin Berisha janë të kota.

“Ka qenë në interesin e të gjithëve që të debatohet për këtë çështje, por jo në frymën dhe ngjyrimet si është bërë sot. Kjo nuk i ka kontribuar aspak situatës. Me arrogancën e votave të koalicionit të mazhorancës, janë nxjerrë disa rekomandime koti. LDK-ja ne këtë rast ishte argat i PDK-se, të cilat ishin marrë vesh për disa rekomandime koti” ka thënë Zafir Berisha, në një intervistë në emisionin Info Magazine.

Njëri nga rekomandimet është edhe hetimi ndërkombëtar për vdekjen e Astrit Deharit, që sipas deputetit Berisha, nuk do të ketë sukses, pasi që në të kaluarën kishte dhënë asnjë rezultat.

“Një qytetar i Kosovës ka humbur jetën. Për këtë dikush duhet te jap përgjegjësi, në qoftë se nuk kanë qenë përgjegjës të drejtpërdrejtë të paktën të kenë morale. Udhëheqësit e institucioneve duhet të japin dorëheqje” ka thënë Berisha.

Shpërndaje në: