Zana Berisha tregon arsyet pse bëri skandale në Miss Universe
Zana Berisha e cila e ka përfaqësuar Kosovën në Miss Universe, është kritikuar për prezantimin që i bëri Kosovës, teksa në videon promovuese fliste në përgjithësi për Kosovën pa dhënë detaje duke rënë shpesh në përsëritje.
Në një intervistë për Prive, Zana ka thënë se intervista është incizuar në orën tre të mëngjesit dhe se ka qenë shumë e lodhur.
“Pas dy orë gjumë na kanë thirr të bëjmë një prezantim për vendin tonë, nuk mendoj që një njeri me dy orë gjumë duke qenë i stërlodhur nuk mendoj që kish mujt me fol rrjedhshëm, edhe unë kam qenë personi i parë që e kam bërë incizimin, kjo është edhe arsyeja pse kam fol në atë formë”, ka thënë Zana Berisha.



