Zanfina mezi pret të bëhet teze: Do ta mësojë vogëlushin e Adelinës të ‘ç’kep’ dajak! (Foto)

Zanfina mezi pret të bëhet teze: Do ta mësojë vogëlushin e Adelinës të ‘ç’kep’ dajak! (Foto)

E lindur në vitin 1979, këngëtarja prishtinase sot ka mbushur 37 vjet.

Urimet të shumta që ka marrë këngëtarja, një i tillë i vjen edhe prej së motrës, Zanfinës.

Kjo e fundit e ka uruar e konsideruar edhe si vëlla ndërsa mezi po pret që të bëhet teze, transmeton Telegrafi.

“Urime ditëlindja motër edhe vëlla i madh! Tash që je vet e dyta menzi s’po pres mu bo teze! Me mësuar evladin krejt çka më ke mësuar ti mu kur jena kon te vogla e para është me ‘çkep dajak’ hahah! I love you”, ka shkruar Zanfina në Instagram.

Ndryshe, tashmë Adelina është në muajit e fundit të shtatzënisë dhe pritet të sjell në jetë fëmijën e parë. /Telegrafi/

zanfina

Shpërndaje në: