Zayn Malik nuk beson në rrjetet sociale

Zayn Malik nuk beson në rrjetet sociale

Në llogarinë e tij sociale Twiter ka 23 milion përcjellësa derisa Instagrami 23.4 milion. Por përkundër kësaj Zayn Malik nuk beson shumë në rrjetet sociale. Ylli i famshëm i ‘One Direction’ thotë se degët e internetit ‘ushqejnë dele e jo luanë’.

Malik, më tej ka njoftuar se para të bëhet këngëtarë i njohur ka dashur të bëhet pedagog, pas marrjes së diplomës në Leterësinë Angleze.

“Nëse nuk do të isha marr me muzik do mendoja të gjeja një punë si lektor i gjuhës angleze, aty ku edhe kam diplomuar”, ka thënë ai.

Ai mori famën pas debutimit në audicionet e X Factor në vitin 2010, ku pas kësaj ai u bë pjesë e grupit të famshëm ‘One direction’ duke arritur kështu majet e suksesit.

Në vitin 2015 ai u largua nga ky bend, duke krijuar këngë solo./Periskopi

 

Shpërndaje në: