Zaza te West Ham
Sulmuesi i Juventusit, Simone Zaza është pranë transferimit te West Ham United.
Lajmi është konfirmuar nga vetë trajneri i ‘çekanëve’, Slaven Bilic, i cili thotë se kalimi i italianit në Upton Park mund të realizohet sot.
“Rreth çështjes së Zaza, ajo duket se do të ndodhë sot”, ka thënë Bilic.
Lojtari nuk ka arritur të zë një vend në formacionin e ‘bardhezinjve’ dhe kjo po e shtyen atë drejt largimit. /Periskopi.com



