Zbulohen detaje nga projekti i ri i Leonora Jakupit (Video)
Këngëtarja Leonora Jakupi, shumë shpejt do të sjell projektin më të ri muzikor.
“Pa asnjë dyshim” do të titullohet kënga e re e Leonorës, transmeton Magazina.al
Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes një video të publikuar në Instagram, e ku ka paralajmëruar projektin e saj të ri.
Kujtojmë që kënga e fundit e Leonorës “Të kam jetë” është publikuar para gjashtë muajve dhe është pritur mirë nga adhuruesit e saj ku edhe ka marrë mbi dy milion klikime në Youtube



