Zbulohen dy mungesat e mëdha të Romës për ndeshjen ndaj Liverpoolit
Diego Perotti dhe Kevin Strootman do të mungojnë për ndeshjen e dytë ndaj Liverpoolit
Roma e pret në ‘Olimpico’ Liverpoolin për ta zhvilluar ndeshjen e dytë gjysmëfinale, transmeton Periskopi.
Trajneri i Romës nuk mund të llogaritë në Perottin dhe Strootman pasi që të dy janë të lënduar.
Kjo është skuadra e plotë e Romës për ndeshjen ndaj Liverpoolit: Alisson, Romagnoli, Skorupski; Luca Pellegrini, Juan Jesus, Kolarov, Capradossi, Fazio, Florenzi, Peres, Manolas; Nainggolan, Lorenzo Pellegrini, De Rossi, Gonalons, Gerson; Dzeko, Schick, Under, Antonucci, El Shaaraëy.
Kujtojmë që ndeshja parë përfundoi 5:2 në të mirë të skuadrës angleze. /Periskopi/



