Zbulohen fajtorët që sollën humbjen turpëruese të Barcelonës

Zbulohen fajtorët që sollën humbjen turpëruese të Barcelonës

Në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Ligës së Kampionëve, u pa mungesë e madhe e kordinimit mes lojtarëve katalunas.

Legjenda e kësaj skuadre, Xavi Hernandez beson se niveli ende jo i duhur i të rikthyerve nga lëndimi, Andres Iniesta dhe Sergi Busqets ndikoi që skuadra katalunase të mposhtej.

“Iniesta dhe Busquets, të cilët u kthyen nga lëndimet, nuk ishin në më të mirën e tyre dhe për këtë arsye Barcelona nuk ishte në nivelin e zakonshëm”, deklaroi Xavi.

“PSG bllokoi për mrekulli edhe Messin dhe Suarezin. Ata ishin më të mirë”, shtoi ai. /Periskopi.com

Shpërndaje në: