Zbulohen fanelat e Barcelonës për sezonin e ardhshëm falë hakerave, ngjashmëri me ato të Kroacisë
Dizajni i Barcelonës për fanellat në shtëpi dhe ato si mysafir për sezonin 2019/20 është shfaqur në internet.
Fanella e shtëpisë për edicionin 2019/20, do të shfaqë një dizajn që është shumë ndryshe nga ai që klubi normalisht zgjedh klubi katalunas.
Me këtë dizajn mund të jetë i kënaqur Ivan Rakitiç që e ka përdorur më herët në fanellat e Kroacisë.
? | Voici des illustrations, réalisé à partir des différentes fuites, des maillots domicile et extérieur du Barça pour la saison 2019-2020.
Via @BenCrump84#FCBLive pic.twitter.com/zMChCckIz6
— PenyaBlaugrana Paris (@PenyaParis) December 5, 2018
Sa i përket fanellave si mysafir janë shumë të bukura.
Fanella është e verdhë dhe përmban një shirit të kaltër dhe të kuq, që Johan Cruyff e kishte veshur në vitet 1970.
Të ngjashme me ngjyra Barca kishte edhe në vitet 2008 dhe 2010.
Fanellë pothuajse të njëjtë kishte veshur Andres Iniesta në ndeshjen që i dërgoi në finalen e Ligës së Kampionëve pas një barazim dramatik në Stamford Bridge.



