Zbulohen foto joshëse mes Tunës dhe Vildane Zenelit të cilat nuk janë pjesë e klipit
Pak ditë më parë, Seven Saraqi dhe Tuna kanë publikuar këngën e tyre më të re “Maria”, përveç se kënga ka pushtuar rrjetet sociale, klipi i tyre pati shumë reagime dhe jo vetëm.
Pjesë e klipit të tyre ka qenë edhe modelja e njohur Vildane Zeneli, por ajo që nuk është shfaqur në klip është postuar në rrjetet sociale. Tuna me Vildanen janë shfaqur në disa skena të nxehta në shtrat.
Janë po Tuna dhe Vildane të cilat kanë publikuar disa pjesë nga backstage në Insta story, ato kanë tërhequr menjëherë vëmendjen me fotot por edhe mbishkrimin e Tunes e cila thotë: ”hiç s’kam me u ndal”.
Kësaj radhe duket se përnjëmend këngëtarja ka shokuar fansat dhe se ende po përgatitet për surpriza të tjera.






