Zbulohen hajdutët që i vodhën diamantet Kim Kardashianit, janë të lidhur me xhihadistët e ISIS-it
Një burim brenda Interpolit i kanë thënë gazetës “Radar Online”, se hajdutët dyshohet se ishin pjesë e grupit terrorist ISIS.
“Belgjika është lidere në shitjen e diamanteve, ku ka lulëzuar tregu i zi. Diamantet e vjedhura janë rishitur, ndërsa paratë kanë përfunduar në duart e islamistëve radikalë”, shkruan ndër të tjera kjo gazetë amerikane.
Kujtojmë se autoritetet franceze kanë arrestuar 17 persona, të cilët dyshohen se janë hajnat që vodhën Kardashianin.



