Zbulohen informacione tronditëse mbi vdekjen e Marilyn Monroe

Zbulohen informacione tronditëse mbi vdekjen e Marilyn Monroe

Midis dosjeve të sapo publikuara të JFK-së është një letër që paralajmëroi se vëllai i presiodentit Kenendi, ishte pas vrasjes së yllit të Hollivudit Marilyn Monroe.

Një letër dërguar nga drejtori i FBI zbulon planet  e shkrimtarit Frank Capell për të botuar një libër duke pretenduar se vëllai i presidentit të atëhershëm, ishte përfshirë në vdekjen e  Monroe.

Të dy, zoti Kennedy dhe drejtori i FBI-së, morën një letër paralajmëruese për librin e Frank Capelli ne vitit1964:“Vdekja e çuditshme e Marilyn Monroe”.

Letra njoftoi zyrtarët e inteligjencës amerikane se Marilyn Monroe ishte përfshirë në një marrëdhënie me Kennedy.

“Lidhja e Monroes me Kennedy ishte e njohur nga miqtë dhe rrethi i brenshëm i Hollivudit”, por nuk u zyrtarizua asnjëherë”, shkruahet në letër.

Letra, dërguar më 14 korrik 1964, vazhdon të paralajmërojë se Bobby Kennedy kishte qenë pas vdekjes së papritur të yllit botëror.

Sipas atij “Marilyn Monroe besonte se qëllimet e Kennedy ishin serioze dhe se ai i kishte premtuar se do divorcohej nga gruaja dhe të martohej me të.

“Kur ai nuk e bëri këtë -shkruhet në libër- ajo e kërcënoi se do  bënte publike marrëdhëniet e tyre, gjë që do të shkatërronte aspiratat e tij presidenciale.”

“Sipas librit, Kennedy përdori të ashtuquajturin Komploti Komunist i cili ishte një mënyrë eksperte në eliminimin shkencor të armiqve të tij “për të vrarë Monroe duke e bërë vrasjen e saj të duket si një vetëvrasje”.

 

Shpërndaje në: