Zbulohen mesazhet e Contes dhe Costas (Foto)

Zbulohen mesazhet e Contes dhe Costas (Foto)

Janë publikuar mesazhet e shkëmbyera të Antonio Conte dhe Diego Costas, shkruan Metro.co.uk, transmeton Periskopi.

Pas barazimit të Spanjës 2 me 2 me Kolumbinë të mërkurën mbrëma, Costa lëshoi ‘bombën’ e këtij afati kalimtar.

Ai në një intervistë zbuloi se trajneri italian Antonio Conte nuk llogaritë në shërbimet e tij për sezonin e ardhshëm.

 

Sipas AS, ky është mesazhi i Contes: ‘Tung Diego, shpresojë që je mirë. Falënderit për një sezon të çmendur që e kaluam së bashku. Fat të mirë për sezonin e ardhshëm por ju nuk bëni pjesë në planet e mija’.

AS po ashtu ka raportuar se përgjigja e Costas ndaj mesazhit të Contes ishte: ‘Ok’.

Costa dhe Conte patën një sezon mjaft të suksesshëm, pasi së bashku e fituan titullin e Premier Ligës.

Costa në këto ditë është në bisedime me klubin italian Milan dhe besohet se do të transferohet për shumën e 40 milionë eurove. /Periskopi/

Shpërndaje në: