Zbulohen prapaskena nga ndeshja më interesante në histori të futbollit

Zbulohen prapaskena nga ndeshja më interesante në histori të futbollit

Në një intervistë të dhënë për “Four Four Two”, ish-mbrojtësi kuqezi dhe i Brazilit ka dhënë disa detaje interesante, mes të cilave festën në pushim të finales së humbur kundër Liverpool, pavarësisht se pjesa e parë u mbyll 3-0 për Milan.

“Po është e vërtetë. Kishim luajtur një pjesë të parë perfekte dhe kishim shënuar tre gola ndaj Liverpool, që ka qenë kundërshtari më i përgatitur taktikisht me të cilin jam përballur në karrierën time. Mendonim se ishte dita jonë dhe u relaksuam. Kur ata shënuan dy gola, e pësuam goditje. Kur e pashë topin në rrjetë për herë të tretë nuk po i besoja syve.

Nuk ishte vetëm faji jonë, sepse faktikisht edhe Liverpool e meritoi përmbysjen. Unë i admiroj sepse kurrë një ekip nuk mund të ngrihej në këmbë si ata. Shija e humbjes u ndje para penalltive, u ndje kur Dudek bëri një pritje vendimtare ndaj Shevës, në kohën shtesë”.

Shpërndaje në: