Zbulohen preparate të padeklaruara për trajtimin e flokëve në vlerë rreth 13 mijë euro

Zbulohen preparate të padeklaruara për trajtimin e flokëve në vlerë rreth 13 mijë euro
Gjatë një kontrolli të detajuar të një dërgese, zyrtarët doganorë në Zyrën Doganore të Prishtinës kanë zbuluar mallra të padeklaruara, konkretisht preparate për trajtimin e flokëve pas implantit, me vlerë rreth 13 mijë euro, të cilat nuk ishin përfshirë në dokumentacionin përkatës doganor.

Në njoftimin e Doganës thuhet se pas verifikimeve të kryera, mallrat janë ndaluar dhe konfiskuar në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

“Rasti është trajtuar sipas dispozitave të legjislacionit doganor, me qëllim të parandalimit të shmangies nga detyrimet doganore”, thuhet në njoftimin e Doganës.

 

Shpërndaje në: