Zbulohen problemet e Iscos me trajnerin, ylli spanjoll ‘thyen zemrat’ e tifozëve të Real Madrid
Ylli i Real Madrid, Isco dhe trajneri Santiago Solari nuk e kanë nisur edhe aq mirë aventurën te Los Blancos.
Mediat spanjolle raportojnë se dyshja nuk gëzon aspak marrëdhënie të mirë, çka bëri që mesfushori spanjoll të mos inkuadrohej fare në ndeshjen ndaj Romës të martën, përcjell Periskopi.
Isco, startues i padiskutueshëm te Reali e Spanja, refuzoi t’i zgjaste dorën Solarit pas humbjes 3 me 0 nga Eibar në fundjavë.

Marca raporton gjithashtu se Santiago Solari ka vë në dyshim se a do jetë pjesë e skuadrës Isco për ndeshjen e kampionatit, ndaj Valencias.
Edhe Mundo Deportivo ka shkruar për marrëdhënien e ftohte të dyshes, duke shtuar se dhoma e zhveshjeve te Reali nuk është aspak në momente të mira.
Mediumet spanjolle gjithashtu nuk përjashtojnë një largim të mundshëm të Iscos në merkaton e janarit. /Periskopi/



