Zbulohet ambienti ku do mbajnë dasmën Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi
Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi sot kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.
Jonida Vokshi dhe aktori kosovar Besnik Krapi janë në lidhje qe një kohë të gjatë dhe sot dyshja do të lidhin martesë në një nga resortet e Golemit ka bërë të ditur aktorja, shkruan lajmi.net.
Vokshi me disa postime të bëra në Instastory bë të ditur se është duke u marrë me detajet e fundit para natës më të veçantë në jetën e saj.
Ceremonia kryesore e dasmës fillon nga ora 20:00 dhe dyshja kanë ftuar një numër të madh mysafiresh përfshire edhe kolegët nga estrada shqiptare.




