Zbulohet arsyeja përse Bes Kallaku adhuron domatet

Zbulohet arsyeja përse Bes Kallaku adhuron domatet

Teksa po drekonin në shtëpinë e Arjola Shehut, Bes Kallaku vuri re mungesën e një perimeje aq të dashur për të: domaten.

Shehu, duke ia njohur këtë dobësi atij i solli atij një enë plot me domate në tavolinë duke shtuar: “Domatja është jeta ime, më ka thënë njëherë Besi”.

Më pas Kallaku vijoi duke shpjeguar arsyen pse ai i konsumon kaq shumë domatet: “Mami im më tha para ca kohësh që kur ishte shtatzënë me mua, hante vetëm domate. I kam pëlqyer domatet ende pa dalë në dritë të diellit”.

Ata kanë qenë pjesë e rubrikës “Për drekë me mua” rubrikë e emisionit “E diela shqiptare”./tvklan.al/

 

Shpërndaje në: