Zbulohet arsyeja pse Morata ndryshoi numrin e fanellës te Chelsea
Alvaro Morata nga edicioni i ardhshëm do ta mbajë fanellën me numër 29
Ylli spanjoll u transferua edicionin e kaluar te Chelsea dhe kishte numrin 9, ndërsa për sezonin e ri ai ka vendosur që ta ndryshojë numrin e fanellës, transmeton Periskopi.
Morata ka vendosur që ta mbajë numrin 29 për edicionin e ri pasi më 29 korrik u bë baba i dy binjakëve.
“Është një ditë të cilën unë kurrë nuk do ta harroj. Familja ime është shumë e rëndësishme dhe dua t’i nderoj ata dhe gruan time, Alice,” ka thënë sulmuesi spanjoll.
“U kërkoj falje tifozëve të cilët tashmë e kanë blerë fanellën me numrin 9, por besoj që do ta kuptojnë arsyen pse e kam ndërruar numrin,”. /Periskopi/




