Zbulohet biseda e Akturkoglut me Kokçun pas golit që ia siguroi Turqisë Botërorin
Kosova u mposht të martën mbrëma në finalen e plejofit për Botërorin 2026 ndaj Turqisë 1:0.
Golin e fitores për përfaqësuesen turke e shënoi Kerem Akturkoglu, pas gjuajtjes së Orkun Kokçut, në minutën e 53-të.
Mediumet turke kanë publikuar bisedën që ata e patën pas shënimit të golit të fitores që ia siguroi Turqisë ngjarjen globale.
Kjo dyshe ka luajtur edhe te Benfica së bashku.
“Nëse nuk do ta prekja topin, do të dilte jashtë. Për këtë arsye e preka atë”, i ka thënë Akturkoglu mesfushorit të Beshiktashit, Kokçut, raporton Koha.net, transmeton Periskopi.
Kokçu, i cili është bashkëlojtar me Milot Rashicën, futbollistin e Kosovës, i është përgjigjur sulmuesit të Fenerbahçes menjëherë.
“E di, nuk ka problem”, ka thënë Kokçu/Periskopi/.
Kerem Aktürkoğlu: Ben topa dokunmasam dışarıya gidecekti, o yüzden dokundum..
Orkun Kökçü: Biliyorum, problem yok..
pic.twitter.com/8oEm9IKZ4N https://t.co/6rbuuZjWVY
— barkın (@barknedit) April 2, 2026



