Zbulohet biseda e Wilshere me Emery që pasoi me largimin e yllit anglez nga Arsenali
Unai Emery nuk i ka premtuar vend në formacionin startues dhe kështu Jack Wilshere vendosi për t’u larguar nga Arsenali ku ditë më parë iu bashkua ëest Hamit
Wilshere ishte për 17 vite pjesë e Arsenalit, ndërsa me ardhjen e Emery ai u detyrua që të largohej pasi nuk kishte vend në 11-shen startuese, shkruan Periskopi.
“Biseda me ëilshere ishe shumë e mirë dhe direkte,” ka thënë Emery.
“Unë ia shpjegova atij se si do ta ishte formacioni im dhe unë nuk isha i sigurt nëse ai do të ishte në 11-shen e parë.
“Gjithashtu ai më shpjegoi se vendimi nuk është i lehtë për të, por ai donte të zgjidhte opsionin më të mirë për të.
“Unë e di se ky lojtar është i rëndësishëm këtu për mbështetësit pasi ai u rrit këtu në Arsenal, por unë nuk mund t’i garantoj atij një vend në formacionin startues. Ky ishte një vendim taktik,”.
Kujtojmë që Wilshere kishte oferta të shumta nga klubet evropiane në të kaluarën, madje refuzoi kalimin te Barcelona vetëm për t’i qëndruar besnik Arsenalit. /Periskopi/



