Zbulohet dita kur Valon Berisha do t’i kryejë testet mjekësore te Sampdoria

Zbulohet dita kur Valon Berisha do t’i kryejë testet mjekësore te Sampdoria

Valon Berisha pritet që nga nesër edhe zyrtarisht të jetë lojtar i Sampdorias

Eksperti i transferimeve, Gianluca Di Marzio dje raportoi që ylli kosovar ishte në qytetin e Genoas për të shikuar nga afër se si funksionin klubi i Sampdorias, shkruan Periskopi.

Ndërsa, tani Di Marzio bën të ditur që Berisha nesër do t’i kryejë viztat mjekësore te Sampdoria.

“Sampdoria është gati ta mirëpresë Valon Berishën. Mesfushori i Salzburgut është gati të fillojë aventurën e tij të re në Serie A dhe nesër do të ketë vizitat mjekësore me klubin e Sampdoria,” shkruhet në portalin e Di Marzios. /Periskopi/

Shpërndaje në: