Zbulohet, Enis Bytyqi është fejuar dhe e ka mbajtur të fshehur nga publiku
Jo rrallëherë artistët tanë mbajnë të fshehtë jetën e tyre private. Një gjë të tillë si duket kishte vendosur ta bëj edhe këngëtari Enis Bytyqi.
Periskopi mëson se ai është fejuar me një vajzë, emri i së cilës është Rina.
Për të bërë edhe më bindëse informacionet që posedon Periskopi, Rina në hapësirën e statusit në Instagram ka vendosur inicialen e parë të Enisit dhe simbolin e unazës, që njihet si veprim i zakonshëm i i çifteve në status fejese.
Vajza me të cilën është fejuar Enisi ishte protagoniste në videoklipin e këngës së tij “Ani Ani”.
Bytyqi njihet si këngëtar i rezervuar, pasi çdo herë ka refuzuar të flasë për jetën private në emisionet ku ka qenë i ftuar. /Periskopi/




