Zbulohet: Kjo është pasuria e Sergio Ramosit

Zbulohet: Kjo është pasuria e Sergio Ramosit

Sergio Ramos është një njeri që e ka botën nën këmbë.

Në atë që ka qenë një periudhë jashtëzakonisht e suksesshme 15-vjeçare në kryeqytetin spanjoll, qendërmbrojtësi ka zhvilluar një pasuri impresive, transmeton Periskopi.

Duket se suksesi i tij në fushë është transmetuar në shifrat e llogarisë bankare, pasi pasuria e tij aktuale raportohet se është 65 milionë euro.

Që prej vitit 2005, kur u transferua te Real Madridi nga Sevilla, Ramosi ka qenë figurë kyçe ‘mbretërve’.

Besohet se paga e tij është rreth 25 milionë euro në vit, mirëpo, ai së fundmi nënshkroi një kontratë pesë-vjeçare në vitin 2015, që nënkupton se ai do të jetë pa kontratë këtë verë.

Në aspektin e pasurisë së patundshme, e drejtë të themi se Ramosi po jeton jetën më të mirë.

34-vjeçari aktualisht ka një masion 6.5 milionësh në Madrid, poashtu zotëron edhe dy shtëpi pushimi në Spanjë, të cilat kapin vlerën e 10 milionë eurove.

Kapiteni i Real Madridit ka një koleksion veturash ku përfshihen tipet Audi, Bentley, Porsche, Range Rover dhe shumë të tjera.

Besohet se vlera totale e tyre është rreth 3.5 milionë euro. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: