Zbulohet klubi i ri i Zlatan Ibrahimovic (Foto)

Zbulohet klubi i ri i Zlatan Ibrahimovic (Foto)

Zlatan Ibrahimovic i ka dhënë fund qëndrimit tek Manchester Unitedi dhe tani ai është i lidhur me disa skuadra për t’u transferuar.

Por po dyshohet se linja e veshjes së Zlatan ka rrjedhur për publikun destinacionin e ardhshëm të Ibras, transmeton Periskopi.

AZsportswear ka publikuar një fotografi në Twitter, me shkrimin ‘Welcome to Los Angeles’, në një kohë kur Ibra ka qenë i lidhur me një transferim tek klubi Los Angeles Galaxy.

Sidoqoftë, pasi nuk ka ende diçka zyrtare, nuk dihet se ku do të vazhdojë karrierën suedezi. /Periskopi

Shpërndaje në: