Zbulohet kundërshtari i Seferit, ka një kërkesë për shqiptarët
“Një fitore kundër Hubert do më hap shumë rrugë për një ndeshje të madhe gjatë muajve në vijim. Pres mbështetjen e tifozëve shqiptarë që gjithmonë kanë qenë në krahun tim”, ka thënë Seferi, shkruan albinfo.ch.
Më 1 prill do të jetë një mbrëmje e boksierëve shqiptarë, ku në ring do të ngjiten Nuri Seferi, Sefer Seferi, si dhe shumë boksierë tjerë shqiptarë.
Nuri Seferi ka kërkuar mbështetjen e shqiptarëve për këtë meç shumë të rëndësishëm. “Një fitore kundër Hubert do më hap shumë rrugë për një ndeshje të madhe gjatë muajve në vijim. Pres mbështetjen e tifozëve shqiptarë që gjithmonë kanë qenë në krahun tim”, ka shkruar Seferi në “Facebook”.
Meçet do të zhvillohet në Burgdorf të Zvicrës.



