Zbulohet mënyra briliante se si Guardiola i motivon lojtarët e tij: Nëse është e nevojshme më urreni edhe mua (Video)
Pep Guardiola është njëri nga trajnerët më të mirë në botë dhe këtë e ka dëshmuar duke fituar trofe tek të gjitha klubet ku ka punuar
Trajneri spanjoll e udhëhoqi me plotë sukses Manchester Cityn edicionin e kaluar në Premier League ku fitoi kampionatin duke grumbulluar plotë 100 pikë, transmeton Periskopi.
Në një video të publikuar sot nga faqja zyrtare e Manchester Cityt zbulohet se si Guardiola motivon lojtarët e tij në dhomat e zhveshjes.
“Unë do t’ju mbroj deri në momentin e fundit në konferencën për shtyp, por atje unë do t’ju them të vërtetën,” u thotë Guardiola lojtarëve të Cityt në dhomat e zhveshjes.
“Disa prej jush luani më mirë kur jeni të zemëruar me mua,” thotë ai në një rast tjetër.
“Pra, nëse ju duhet të më urreni, atëherë thjeshtë bëjeni. Nuk ka asnjë problem. Por, në të gjitha seancat stërvitore, në çdo ndeshje ju duhet të jeni gati.
“Unë e di që këtu ka kualitet, ka lojtarë të talentuar, por për të qenë top skuadër ju duhet të mësoni që të luani futboll me guxim,”. /Periskopi/



