Zbulohet municione ushtarake në Gjirokastër, dyshohet se i përkasin një vrasësi me pagesë
Policia e Shteti në bashkëpunim me policinë greke, ka realizuar arrestimin e disa shtetasve shqiptarë në Greqi për vrasës me pagesë.
Në total janë vënë në pranga katër shtetas të cilët janë identifikuar si Dhimitër Meci 45 vjeç, Andrea Brokeri 32 vjeç, Fatjon Prendi 39 vjeç, Petro Theohari 31 vjeç.
Këta shtetas dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal ku kryenin vrasje me pagesë, raporton oranews.
Uniformat blu kanë kryer kontrollet në banesën e 45-vjeçarit nga Gjirokastra, ku gjetën 2 kallashnikovë, 1 armë zjarri automatike, 200 fishekë kallashnikovi, shumë fishekë pistolete dhe 5 krehra armësh./Periskopi/



