Zbulohet një armë zjarri gjatë trajtimit të një aksidenti në Burrnik të Ferizajt

Zbulohet një armë zjarri gjatë trajtimit të një aksidenti në Burrnik të Ferizajt

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut në Ferizaj.

Policia bën të ditur se i lënduari i moshës 38-vjeçare, sakaq shton se nga informacionet e siguruara, aksidenti kishte ndodhur në aksin rrugor Gaçkë–Burrnik, në fshatin Burrnik, ku ishin përfshirë dy automjete – njëra me targa vendore dhe tjetra pa targa, transmeton Periskopi.

Në vendin e ngjarjes është angazhuar Njësia e Trafikut Rajonal, e cila gjatë ekzaminimit të veturës pa targa ka zbuluar në pjesën e pasme të saj një armë zjarri (pistoletë). Arma është konfiskuar nga njësitë hetimore dhe forenzike, ndërsa i dyshuari është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve.”

Hetimet janë në vazhdim, si për aksidentin e trafikut ashtu edhe për çështjen e armës dhe për veprimet e mëtejme do të njoftoheni me raport shtesë.

Shpërndaje në: