Zbulohet për herë të parë nga VV, cilat poste në qeveri Kurti ia kishte ofruar Osmanit?

Zbulohet për herë të parë nga VV, cilat poste në qeveri Kurti ia kishte ofruar Osmanit?

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti i kishte ofruar presidentes Vjosa Osmani një rol në qeveri.

Në Debat Plus në TV Dukagjini, Basha tha se Kurti kishte propozuar që Osmani të bëhej zëvendëskryeministre e parë e Kosovës dhe njëkohësisht të merrte drejtimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Për shkak të bashkëpunim që e kemi pas me krejt ato mosmarrëveshjet e vogla. Kryeministri i ka thënë presidentes, e gjejmë një figurë konsensuale për ta tejkaluar krizën. Edhe hajde bëhu zëvendëskryeministrja e parë e Kosovës dhe ia ka ofruar ministrinë e Punëve të Jashtme. Presidentja është marrë me politikën e  jashtme. Dhe në politikën e jashtme, që është një prej vërejtjeve që i ka pas.

Por kryeministri e dëshmon të kundërtën, kur i thotë a ka mundësi hajde me mua njeriu i dytë. Dmth është Albin Kurti dhe Vjosa Osmani”, ka thënë Basha.

Shpërndaje në: