Zbulohet romanca që Rita kishte me djalin 19-vjeçar të Beckham’ve – Viktoria nuk e donte atë për ‘nuse’
Gjërat për Rita Orën vetëm sa po zbulohen. Këngëtarja kosovare me famë botërore njihet për lidhjet e saja të shumta dhe aventurat me meshkuj.
Por ndoshta nuk e keni ditur se Rita kishte bërë flirt edhe me djalin 18 vjeç të familjes Beckham, kur ajo ishte tashmë 26 vjeçe, shkruan The Sun, transmeton Periskopi.
Çifti u zbulua se janë bashkë në maj 2017, ku u panë dorë për dore duke shijuar një darkë në Notting Hill.
Besohet se ata këtë lidhje e kishin vazhduar deri vonë.
Por gjithçka u përfundoi keq. Viktoria Beckham i zbuloi tekstet e tyre të dashurisë dhe ua ndërpreu flirtin.
Çifti Beckham ua ndaloi romacën duke e dërguar djalin e tyre Brooklyn në Nju Jork, ku ai ishte i regjistruar në Parsons School of Design.
Sipas burimeve të afërta me familjen, Viktoria nuk do që djali i saj të humbet pas Ritës, të cilët e kanë edhe fqinje në Britani të Madhe./Periskopi/






