Zbutet Angelia Jolie i dha një mundësi Brad Pitt-it për të kaluar verën me fëmijët
Kujtojmë se së bashku, çifti ndan gjashtë fëmijë Maddox 17 vjeç, Pax 15 vjeç, Zahara 14 vjeç, Shiloh 13 vjeç dhe binjakët Vivienne dhe Knox 10 vjeç.
Edhe në jetën jashtë filmit çifti duken si në rolet në filmin “Mr And Mrs Smith”.
Marrëveshja verore e çiftit vjen pasi Brad njoftohet se i dha Angelinës një ultimatum për të nënshkruar letrat e divorcit, duke e akuzuar atë për zvarritje dhe zgjatje të procesit.
Aktori dyshohet se i inkurajonte avokatët e tij që t’i kërkonin gjyqtarit të finalizonte një afat kohor për Angelinën për të nënshkruar letrat dhe për të vendosur një gjobë të rëndë nëse nuk arrin ta bëjë këtë.
Në muajin prill, u raportua se gjykatësi John Ouderkirk zgjati çështjen e gjykatës Brad dhe Angelina deri më 31 dhjetor 2019.
Angelina dhe Brad u takuan në grupin e filmit 2005 “Mr And Mrs Smith”, dhe u martuan në vitin 2014-të në Francë. Në vitin 2016-të ajo paraqiti kërkesën për divorc.



