Zbutet Buffon: Më vjen keq për atë që ka ndodhur (Video)

Zbutet Buffon: Më vjen keq për atë që ka ndodhur (Video)

Gianluiggi Buffon e pranon që meriton një dënim nga UEFA pas fjalëve që ia kishte thënë Michael Oliverit në ndeshjen ndaj Real Madridit

Gianluiggi Buffon sot gjatë një konference ka zbuluar se do të largohet nga Juventus, ndërsa ka folur edhe për ndeshjen me Real Madridin në çerek-finale të Champions League.

Portieri legjendar u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e dytë çerek-finale ndaj Real Madridit në fund të takimit pas protestave të shumta në gjyqtarin kryesor Michael Oliver, shkruan Periskopi.

“Mua më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur, në një karrierë 23-vjeçare unë asnjëherë nuk jam përjashtuar në Champions League,” ka thënë Buffon.

“Pas disa ditësh i kam thënë bashkëlojtarëve që më vjen keq pasi e kam ofenduar gjyqtarin, në fund edhe ai është njeri i cili ka një punë mjaftë të vështirë.

“Nëse do ta takoja Michael Oliverin pas dy ditësh, unë do ta përqafoja dhe do t’i kërkoja falje, por gjithashtu do t’i thosha se do të duhej që të ishte me i qetë në atë rast pasi ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për Juventusin,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: