Zeka: Unë besoj që Frashër Krasniqi është i pafajshëm, sistemi është terrorist
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka thënë se nuk e gëzon aspak dënimi i kolegut të tij Frashër Krasniqi, me të cilin ka pasur edhe konflikt fizik.
Këtë deklaratë ai e ka bërë duke folur për dënimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje për sulm ndaj objektit të legjislativit, duke nënvizuar se nuk beson që ata e kanë bërë këtë vepër.
“Unë nuk e paragjykoj dënimin e kolegëve të mi për terrorizëm. Nuk kam fare gëzim që është dënuar Frashër Krasniqi. Edhe pse kemi pasur konflikt fizik”.
“Por edhe unë kam qenë i dënuar në vitin ’81. Dhe njëjtë si Frashëri edhe unë jam djalë i vetëm. Dhe kam menduar çfarë ndjen nëna e tij në këtë rast. Unë nuk besoj aspak që ata djem janë terroristë. Por sistemi është terrorist”.



