Zekirija Ramadani: Nuk na intereson loja e bukur, por pikët e fituara
Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, është prononcuar para ndeshjes ndaj Omonia Nicosia.
Ai tha se e rëndësishme është që të fitohen pikët e plota dhe se janë të përgatitur për këtë gjë.
Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 18:45. Sfida pritet të jetë vendimtare për ambiciet e Dritës në këtë edicion evropian, ndaj klubi ka nisur organizimet për një mbështetje sa më të madhe nga tifozët.
Ja deklarata e tij e plotë:
🎙Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani: E kemi analizuar në detaje kundërshtarin, jemi shumë të përgatitur për fitore 🔥
“Futemi në ndeshje për të shënuar gol, me rëndësi janë pikët në kompeticione të tilla, jo loja e bukur” ✅
Posted by GazetaBlic Sport on Wednesday, October 22, 2025



