Zelensky sfidon Putinin: Eja në Kiev nëse guxon

Zelensky sfidon Putinin: Eja në Kiev nëse guxon

Së bashku me skepticizmin nëse Vladimir Putin ka rënë dakord të ndalojë së synuari infrastrukturën energjetike të Ukrainës për një javë, Volodymyr Zelensky ka reaguar ndaj raportimeve se është ftuar në Moskë nga presidenti rus.

Ai thotë se është gati për “çdo format” të samitit të liderëve, por jo për një që zhvillohet në Moskë, duke e quajtur një veprim të tillë “të pamundur”.

Zelensky tha se nuk do të takohej me Putinin as në Bjellorusi, një vend me lidhje të forta me Kremlinin.

“Është absolutisht e pamundur për mua të takohem me Putinin në Moskë. Kjo do të ishte njësoj si të takohesha me Putinin në Kiev”, tha ai.

“Mund ta ftoj në Kiev – le të vijë. Po e ftoj publikisht, nëse guxon, sigurisht”, shtoi Zelensky.

Ndryshe, presidenti ukrainas duket se ka qenë në një “luftë” me udhëheqësit evropianë në dy javët e fundit.

Në një seancë pyetje-përgjigje me gazetarët, Volodymyr Zelensky shkoi edhe më tej në kritikat e tij të ashpra, duke sugjeruar se Evropa është fajtore për boshllëqet në mbrojtjen ajrore që Rusia i shfrytëzoi për të ndërprerë furnizimin me energji të Ukrainës. /Telegrafi/

Shpërndaje në: